08:25 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia shqiptare në aksion, brenda natës arreston 10 persona!

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontroll gjatë natës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ka arrestuar në kushtet  e flagrancës 10 persona, nga te cilët 8 për drejtim mjeti të dehur dhe 2, të pa pajisur me leje drejtimi.

Policia ka pezulluar 36  patenta, nga te cilat 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera per shpejtësi mbi normat.

Po ashtu ka ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie ne qendrat e banuara dhe ka ndëshkuar 8 mjete për xhama te errësuar; ka ndaluar 16 mjete për detyrime administrative te pashlyera dhe ka vendosur 110 gjoba.

Më poshtë videon: