14:12 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Policia siguron QNR-në (Foto)

Forca të shumta të Policisë së Kosovës po sigurojnë Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR) në Zonën Industriale të Prishtinës, raporton Indeksonline.

Dhjetëra polic janë angazhuar për të ruajtur objektin ku ndodhen votat e nëntorit, nga të cilat janë përcaktuar shumë kryetar komunash dhe shumë të tjerë pritet të dihen pas numërimit të tërësishëm të votave.

Aktualisht zyrtarët e KQZ-së kanë nisur të numërojnë votat me kusht dhe ato me postë dhe pas tyre pritet të nis rinumërimi i votave për Prishtinën dhe Prizrenin./Indeksonline/