11:09 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia: Të dielën arrestuam 12 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në pranga kanë përfunduar 12 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar po ashtu se për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa gjashtë të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të Kosovës./Indeksonline/