17:33 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia tregon se sa persona janë arrestuar për krimin në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas konfliktit me armë zjarri që ndodhi në mesditën e sotme në Prishtinë.

4 persona raportohet se mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me automatik dhe armëve të tjera të zjarrit, ndërsa dyshohet se njëri nga ta si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.

Dyshohet që deri tek kjo ngjarje tragjike erdhi si pasojë e një konflikti pronësor mes personave të involvuar në këtë ngjarje tragjike.