10:23 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia vendoset në Gazimestan (Foto)

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet sot në Gazimestan, afër Prishtinës, raporton Indeksonline.

Policia tani ndodhet në hyrje të monumentit përkujtimor, që nga serbët njihet si beteja e Kosovës dhe është e përgatitur për ta mbajtur rendin dhe sigurinë publike.

Policia ka njoftuar se me qëllim të garantimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, në lokacionet ku do të ketë kufizime, bllokime të plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve, në zonat ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme, siç janë: Prishtina, Graçanica, Gazimestani do të angazhohen zyrtarë policorë të mjaftueshëm, me qëllim të ridrejtimit të komunikacionit dhe ofrimin e kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor./Indeksonline/