17:46 / E Enjte, 31 Maj 2018

Policisë i shtohen 51 kapitenë, kjo është lista e plotë me emra (Dokument)

Policisë së Kosovës i janë shtuar këtë javë edhe 51 kapitenë të rinj. Indeksonline ka siguruar listën e plotë me emrat e policëve që e kanë kaluar provimin dhe janë ngritur në detyrë nga toger në kapiten.

Procesi për intervistimin për këtë gradë ka nisur me 14 maj ndërsa ka përfunduar të mërkurën.

Gjithsej të interesuar për këtë gradë kanë qenë 204 togerë ku 51 prej tyre kanë arritur të kalojnë provimin.

Kapitenët e rinj u përkasin të gjitha rajoneve policore dhe së shpejti do të ngarkohen me detyra shtesë.

Në Policinë e Kosovës përveç konkurseve të brendshme për avancim/gradim të stafit ka edhe vende tjera të lira të punës.

Aktualisht Policia e Kosovës është me ushtrues detyre të drejtorit i cili parashihet të zgjidhet me konkursin tashmë të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu ky institucion ka hapur konkurs edhe për pranimin e zyrtarëve të rinj policor që gjithsej në konkurs kanë aplikuar 17 mijë e 500 të rinj, ndërsa planifikohet të pranohen rreth 250 kadetë./Indeksonline/

Mos i humb