16:03 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Polonia mposht Arabinë dhe mban gjall shpresat për kualifikim

Polonia ka shënuar një fitore të rëndësishme në Kampionatin Botëror.

Kombëtarja polake mposhti Arabinë Saudite me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Piotr Zielinski i dha epërsinë Polonisë në minutën e 39-të.

Arabia Saudite kishte mundësin për të barazuar rezultatin, por që Salem Al Dawsari nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë e penalltis në minutën e 45+1’.

Në minutën e 82-të, Polonia shënoi edhe golin e dytë me anë të sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowskin.

Me këtë fitore kombtarja polake mban gjallë shpresat për kualifikim, pasi pas dy ndeshjeve ka grumbulluar 4 pikë, dhe renditet e para në Grupin C, kurse Arabia Saudite ka 3 pikë.

Meksika renditet e treta me 1 pikë dhe Argjentina e fundit me zero pikë, por që nga ora 20:00, do të përballen mes vete./IndeksOnline/