00:04 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Porsche me model eksluziv në ‘Geneva Motor Show’

Porsche do të debutojë javën e ardhshme në ‘Geneva Motor Show’ me një model fantastik, modifikuar nga specialistët e kompanisë TechArt.

Bëhet fjalë për modelin Porsche Panamera GrandGT, i cili kombinon një trup agresiv dhe shumë fuqi nën kofano.

Ky model vjen me 90 kuajfuqi më shumë dhe harqe më të gjëra mbi rrota, transmeton IndeksOnline. Ajo çfarë e dallon dhe e bënë ekskluzive këtë veturë janë ngjyrat e gjelbër dhe kafe që janë përdorur në të. Po ashtu, ky model është më i ulët dhe ka rrotat standarde prej 22 inç.

631kf dhe 900Nm torkë bëjnë që kjo bishë përshpejtimin nga 0-100km/h ta arrij për 3.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 320km/h.