23:11 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Porsche po konsideron të prodhojë një 911 SUV

Prodhimi i një 911 SUV, konsiderohet të jetë ide e mirë nga zyrtarët e Porsche.

Zyrtari i bordit të prodhuesit gjerman Porsche, Detlev von Platen ka thënë se për Autocar India, se mund të prodhohet një SUV i bazuar në 911, derisa ka folur për të ardhmen e modelit ikonë.

“Modeli 911 është qendra e të gjitha modeleve të Porsche, andaj nuk ka dyshim se ndikon shumë te makinat tjera. Por, të bëhet SUV, është ndryshim i madh, do ishte nivel krejt tjetër”, ka thënë Platen.

Sipas tij, nuk ka pasur biseda të brendshme rreth këtij projekti, por ka thënë se gjithçka është e mundur dhe pritet të shihet në të ardhmen. “Vetëm se do të jetë një edicion shumë i limituar, që nuk do të kushtojë lirë” ka përfunduar ai.

Ideja e një Porsche 911 SUV do t’i shqetësonte entuziastët e këtij modeli, por nuk është asgjë e pazakontë. Ndërtimit të makinave SUV, tashmë i kanë hyrë edhe Aston Martin dhe Ferrari.