22:36 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / B O

Porsche prezanton “syzet e mençura” për riparimin e veturave [Foto]

Teknikët e pikave shitëse të Porsche, së shpejti do të përdorin syze të teknologjisë së lartë, për të marrë udhëzime dhe për të dërguar pamjet në kohë reale në selinë amerikane të kompanisë në Atlanta.

Porsche hodhi një njoftim për shtyp duke prezantuar teknologjinë e re “Augmented Reality” që synon të ndihmojë mekanizmin dhe riparimin e makinave, transmeton IndeksOnline.

Këto syza punojnë me softuerin “Tech Live Look” i cili ofron imazh me rezolucion të lartë dhe auto fokus, duke dhënë kështu detaje të pjesëve të vogla si p.sh futja e vidave.

Në deklaratën e tyre për shtyp, Porsche tregon se si syzet i lejojnë tekniket nga i gjithë kontinenti të komunikojnë me stafin ndihmës të kompanisë në Atalanta, duke thënë:

Kur një teknik shërbimi në një shitore në Los Angeles pajiset me syze dhe lidhet përmes softuerit me ekipin mbështetës teknik të Porsche me bazë në Atlanta (2,200 milje larg) , kjo lejon ekipin mbështetës të shikojë saktësisht atë që po sheh në kohë reale.

Porsche thotë se sistemi është dukshëm më efikas sesa dërgimi i të dhënave nëpërmjet e-mail apo telefonëve. /IndeksOnline/