20:00 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Porsche sjell modelin e ri me 3 opsione: 420, 536 dhe 670 kuajfuqi

Kompania gjermane Porsche ka dhënë detaje të hershme sa i përket modelit të ri tërësisht elektrik i quajtur Mission E.

Porsche Mission E do të jetë më i vogël se Panamera, por kompania synon të ofroj të njejtën madhësi në kabinë, duke përdorur motor elektrik që liron mjaft hapirësë.

Qëllimi i Mission E është që të jeë si një Porsche e duhur në rrugë, ndërsa inxhinerët kanë punuar në krijimin e baterive dhe motorëve rezistent ndaj nxehtësisë, shkruan IndeksOnline.

Përdorimi i një qarku kompleks ftohës është mënyra e tyre për të siguruar që performanca të jetë konstante dhe e përsëritshme, ndryshe nga modelet e tjera elektrike që janë aktualisht në treg.

Porsche po konsideron të ofrojë Misionin E në tri versione të ndryshme të fuqisë: një hyrje të nivelit 402 kuajfuqi , një mesatare prej 536 kuajfuqi dhe një model që mbulon 670 kuajfuqi, me të gjitha që kanë tërheqje më katër gomat aktive.

Cmimi i Porsche Mission E do të jetë rreth 70,000 – 80,000 euro. /IndeksOnline/