22:09 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Portieri i Seychelles bëhet senzacion në rrjetet sociale pas ndeshjes me Nigerinë

Nigeria ishte mysafire e Seychelles sot në kuadër të ndeshjes eliminatore për Kupën e Kombeve të Afrikës në Kamerun.

Dhe pavarsisht fitores, 3-0, vëmendja më e madhe nuk ishte te rezultati i kësaj ndeshje.

Ndeshja e lartëcekur u përmend shumë në rrjetet sociale, ku portieri i Seychelles mori vëmendjen e të gjithëve shkaku i fizikut të tij, transmeton IndeksOnline.

Në rrjetet sociale filluan të shpërndaheshin imazhet e këtij portieri të trashë, dhe fiziku i tij ishte duke i interesuar të gjithëve.

Seychelles, vend i cili është në fund të grupit E, do të përballet me Afrikën e Jugut të enjten, më 13 shtator./IndeksOnline/