19:00 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Fiton Nigeria, shpreson Argjentina (Video)

Nigeria e ka mposhtur Islandën me rezultat 2-0. Me këtë fitore situata në grupin D është bërë tejet e paqartë, por edhe interesante.

Ahmed Musa ishte heroi i ndeshjes me dy gola të realizuar, që të dy në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kroacia është lidere e grupit me 6 pikë, Nigeria tani ka 3 pikë.

Por, me gjasa të mëdha tani mund të konsiderohet edhe Argjentina pasi që në rast se e mposht Nigerinë dhe nëse Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë, përfaqësuesja e Messit mund të kualifikohet në raundin tjetër./Indeksonline/