10:13 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Portieri – i mposhtur, momenti kur Rrahmani shpëton golin e sigurt

Amir Rrahmani ka bërë që mbrojtja e Veronës të jetë më e mira në Serien A.

Mbrojtësi kosovar po zhvillon ndeshje perfekte me skuadrën e tij, ku po lë gjurmë në secilën paraqitje.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Brescias, Rrahmani ka shpëtuar një gol të sigurt.

Një goditje mjeshtërore e Tonalit e kishte mposhtur portierin e Veronës, por në vijën e fundit e largoi Amir Rrahmani.

Mbrojtësi nga Prishtina u transferua gjatë verës te skuadra italiane nga Kroacia. /IndeksOnline/