23:34 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Portieri shqiptar në prova te Milani

Talenti shqiptar Marko Molla është në provë me grupmoshat e Milanit.

16-vjeçari i cili është pjesë e Pratos, filloi dje provën në Milan Lad, dhe do të qëndrojë 4 ditë.

Përveç provave të para me Interin, Empolin dhe Atalantën tani është radha e Milanit për të testuar portierin e ri.

Shqiptari u pëlqye nga drejtuesit e Interit dhe të Atalantës, por Molla vendosi të kryente dhe një provë te kuqezinjtë, më pas të vendoste.

Në rast se e kalon provën, Molla do të angazhohet me ekipin e të rinjve.

Molla ka marrë pjesë disa herë në grumbullimet testuese të Kombëtareve të moshave, ndërsa pritet të jetë titullar i padiskutuar me skuadrën e Mustedanagiç në eliminatoret që U17 do të zhvillojnë në fund të vitit.

Temat: