75 Mall Live Search
09:18 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Portugalia kampion europian në futsal, ky është reagimi i Ronaldos (Foto)

Kombëtarja e Portugalisë është shpallur kampion europian për herë të parë në histori.

Portugalia mposhti 3 me 2 Spanjën, në finalen e madhe që u zhvillua në Ljubljan të Sllovenisë, shkruan IndeksOnline.

Pas shumë urimeve, nuk mungoi edhe ai i futbollistit më të mirë në Botë, Cristiano Ronaldo.

“Kampion të EuroFutsal. Urime për ju djema, urime Portugali”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale./IndeksOnline/