Portugezët “pushtojnë” Arabinë: Ronaldo asiston, Felix shënon

Joao Felix ka shënuar gol në debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me Al-Nassr.
Asisti i erdhi nga bashkëkombësi i tij, Cristiano Ronaldo, shkruan IndeksOnline.
Al-Nassr shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Al-Ittihad, në gjysmëfinalen e Superkupës.
Impakt të madh në lojë pati Ronaldo, që pavarësisht se krijoi hapësirë për të shënuar, nderin ia la Joao Felix-it, i cili këtë verë arriti tek ekipi arab.
Al Nassr pret në finale të Superkupes fituesin e ndeshjes Al Qadisiyah – Al-Ahli Saudi.
