12:42 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Postimi prekës i deputetes së PDK-së në 6 vjetorin e vdekjes së babait të saj

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se sot janë bërë 6 vjet prej kur babai i saj ka vdekur.

Në këtë përvjetor, Musliu ka ndarë disa fjalë prekëse për babain e saj.

“Dashuria më e madhe e jetës, mbreti i zemrës time,  krenaria ime, më mungon çdo sekond, minut e orë”, ka shkruar ajo.

“Në vend që të qaj për Ty,  unë  vazhdojë të  të gjej forcën  në këshillat tua që më mësuan të kaloj çdo sfidë e në përqafimet tua që më dhanë mbështetje e lumturi pafund. Faleminderit që bashkë me mamin,  më mësuat  të jetoj e punoj me dinjitet e dashuri për familjen, miqt e dashamirët duke mos ja kthyer kurr shpinën vendit tim”, ka shkruar Musliu.