14:04 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pothuajse gjysma e grave vuajnë nga halucinacionet dhe mendimet e këqija pas lindjes

Pothuajse gjysma e nënave të reja vuajnë nga mendime të frikshëm ose halucinacionet- por dy të tretat e këtyre fshehin se si ndjehen nga frika se mos gjykohen negativisht ose frikësohen mos i merren fëmijët, ka gjetur një studim.

Mendimet ndërhyrëse- të cilat përfshijnë vrasjen ose dëmtimin e fëmijës së tyre- janë ende tabu në mesin e nënave, me vetë 37 për qind që u tregojnë të tjerëve se si ndihen, transmeton Indeksonline.

Rreth 62 për qind e grave kanë mendime më të  zakonshme siç është frika se “diçka e tmerrshme” do të ndodh me foshnjën.

44 për qind e tyre kanë mendime të tilla se fëmija e tyre mund të vdes, ndërsa 13 për qind imagjinojnë vrasjen ose dëmtimin e fëmijës së tyre.

Studime nga ChannelMum.com gjithashtu gjeti se një numër i madh i grave mendojnë se vjehrrat e tyre përpiqen t’ua marrin fëmijën.

Dy në pesë gra (39 për qind), mendoni se fëmija dhe partneri i tyre do të ishin më mirë pa të dhe 16 për qind e mendonin vetëvrasjen./Indeksonline/