Pothuajse zyrtare, Italia bëhet me selektor të ri
Nuk ka më dilem se Roberto Mancini do të jetë selektor i ri i Italisë. Lajmi tashmë jepet edhe nga mediat ruse të cilat thonë se Zenit i ka dhënë leje atij për të marrë drejtimin e Italisë.
Mancini do të takohet të hënën me drejtuesit e përfaqësueses italiane për të firmosur marrëveshjen.
Tekniku italian do të përfitojë 6 milionë euro në sezon me një kontratë që e lidhë atë deri në vitin 2020.
Ish trajneri i Fiorentinës , Lazio , Inter , Manchester City dhe Galatasary do të debutoi me Italinë në miqësoren me Arabinë Saudite./Indeksonline/