07:15 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prefektët e Shqipërisë vizitojnë Prizrenin

Në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 12 prefektët e Shqipërisë sot do të jenë në vizitë në qytetin e Prizrenit.

Prefektët gjatë vizitës do të takohen me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe pastaj do të vizitojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe disa objekte të tjera të qytetit të ndërtuara në shekullin XVI.