16:36 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Prej mëngjesit, kjo rrugë qëndron e bllokuar në Prishtinë (Foto)

Që nga mëngjesi i sotëm, një rrugë në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë po qëndron e bllokuar.

Kjo i ka revoltuar banorët e lagjes, ku njëri nga ta edhe i ka dërguar fotografinë redaksisë së “Indeksonline”.

Lexuesi ka bërë me dije se rruga akoma nuk është liruar.

Kujtojmë se në këtë pjesë të lagjes së Muhaxherëve në kryeqytet kryhen ndërtime të shumta banesore./Indeksonline/