18:36 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prekazi: Na refuzuan disa lojtarë për t’u mos bërë ”horë”

Grupmosha, U-21 e Kosovës do të përballet me Shqipërinë në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian, U-21.

Në lidhje për këtë çështje, Superligën e Kosovës në futboll si dhe për Përfaqësuesen A, Rafet Prekazi ka folur së fundmi.

I ftuar në ”90 Plus”, Prekazi ka folur për vështirësitë që ka pasur me ftesat në drejtim të lojtarëve që luajnë në shtete më të forta, transmeton IndeksOnline.

”Ka pasur lojtarë që i kam ftuar në U-21, por për shkak se luajnë në shtete më të forta, kanë refuzuar me pretekstin se mund të bëhen horë”.

”Por, më pas ka pasur lojtarë të njejtë që më kanë thirrë dhe kanë kërkuar që t’i bashkohen Kosovës”.

”Nuk jam tip revanshist, sepse kjo dukuri nuk duhet të ndodhë në futboll”.

”Përndryshe, nga U-21 e Kosovës, Florent Hasani ka kaluar në Evropë, falë paraqitjeve impresive këtu”, tha Prekazi./IndeksOnline/