18:45 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Premtimi i Rafet Prekazit për futbollistët e rinjë të Superligës

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi do ta ketë një aventurë interesante vitin e ardhshëm.

Djelmoshat e rinjë kosovar do të luajnë në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian, U-21.

Në mes të disa kundërshtarëve, Kosova do ta ketë përballë edhe Shqipërinë, transmeton IndeksOnline.

Por, Prekazi ka premtuar se do t’i promovojë edhe lojtarët nga Superliga e Kosovës.

”Unë do të mundohem t’i promovojë edhe lojtarët nga Superliga e Kosovës, si dhe do t’i përcjellë vazhdimisht ata”.

”Nuk do të thotë se do t’i marrë vetëm lojtarët nga jashtë, por edhe nga kampionati kosovar”.

”Ta marrim një shembull, Florent Hasani kaloi nga Kosova në Evropë, dhe atje po luan mjaft mirë”.

”Kosova është e lindur për futboll, por te futbolli kosovar më pengon fakti se disa lojtarë nuk e dinë pranim pasimin e topit”.

”Pa përmendur emra, disa lojtarë ende nuk e dinë pranim pasimin. Një lojtarë që s’e dinë këtë në stërvitje, s’mund ta dijë as në fushën e lojës”, u shpreh Prekazi./IndeksOnline/