75 Mall Live Search
08:35 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Preshevë, gara politike nga akuzat kalon në animacione (Video)

Partitë politike në Preshevë duket se kanë filluar të përdorin animacionet dhe satirën politike për të përshkruar veprimet e kandidatëve. Edhe pse asnjë parti nuk e ka marrë përsipër krijimin e një animacioni me kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani, duket se kundërshtarët e saj kanë goditur disa veprime të saja me dhënjen e fondeve, edhe pse individët që përfituan nuk kanë konkuruar.

Në internet është shperndare një video animacion që përshkruan punën e Kryetares se PVD Ardita Sinani, në shperndarjen e fondeve, duke krahasuar veprimet e saja me politikanin nga Peja, Adem Grabovcin , gjithnjë duke aluduar në bidedën e publikuar nga përgjimet e aferës të quajtur ‘pronot. Kjo pasi, gjate ditëve të fundit media ka botuar dy lista me emra njerzish që kanë përfituar fonde nga komuna e Preshevës. Sinani fondet kryesisht i shperndaun nëpër militantë dhe tek personat e afërt. Ra në sy veçmas dhënja e 1.500 eurove për frizeren e saj, butikave të ndryshëm, mekanikëve etj.

Ndërsa nje Fond per zhvillim te Bujqësisë , Ardita Sinani e shpërndau edhe nëper qytetin e Preshevës, duke bërë mjaft shkelje, pasi fonde përfituan edhe njerzit që nuk kanë konkuruar apo jetojnë në qytet. Animacioni godet këtë fenomen duke përshkruar një person që merr njoftimin se ka fituar 900 euro. Ai thote së jeton në qytet dhe nuk ka tokë. Për më tepër nuk ka konkuruar. Papritur i shfaqet Ardita Sinani, duke u krahasuar me Adem Gabovcin, duke i thënë ke konkuruar, ke konkuruar.

Për më shumë shikojeni animacionin