08:52 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti austriak viziton Serbinë, temë diskutimi dialogu Prishtinë-Beograd

Presidenti austriak, Aleksander van Der Belen do të vizitojë Serbinë javën e ardhshme.

Ai, siç është bërë e ditur nga kabineti i tij, do të qëndrojë në Beograd më 17 dhe 18 tetor.

Gjatë vizitës së tij ai pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq si dhe të parën e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, transmeton Indeksonline.

Ndër temat e diskutimit në vizitën e tij në Serbi do të jetë dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës./Indeksonline/