09:16 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Bayernit, Rummenigge: Kosova s’është më xhuxh në futboll

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge, ka folur për Kombëtaren e Kosovës, në futboll.

Suksesi i “Dardanëve” i ka bërë përshtypje legjendës gjermane.

“Kosova s’është më xhuxh në futboll”, ka thënë Rummenigge, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se 3 vjet më parë, Rummenigge kishte deklaruar se vendet e vogla si Kosova, Gjibraltari e Andorra duhet të luajnë në parakualifikime për të pasur mundësi të luajnë me shtetet e mëdha si Gjermania e Anglia.

Ndryshe, Kosova në 18 ndeshjet e fundit ka vetëm 1 humbje.

Synim kryesor mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropion, ku Kosova ende ka dy mundësi të hapura.

Kjo përmes kualifikimeve të rregullta apo fazës finale të Ligës së Kombeve.

/Indeksonline/