23:54 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Federatës Spanjolle: Eleminimi dhemb, nuk bëhem “pishman” që shkarkova Lopeteguin

Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales nuk është penduar se ka shkarkuar Lopeteguin një ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Edhe pse ky ndryshim ndoshta i kushtoi me eleminim, ai ka thënë se është vendim që nuk do të pendohet.

“Ne ishim superior, por largohesh me dhimbje dhe me ndjesinë se një kundërshtar më i suksesshëm të eliminoi”, deklaroi Rubiales.

“Sot ka dhimbje dhe është një ditë e vështirë. Kur ke mendjen e qetë për të bërë gjërat me bindje, atëherë duhet t’i bësh dhe të shohësh ku gabuam. Nuk pendohem për vendimin ndaj Lopetegui, sepse ai vendim u bë me bindje dhe vlerat nuk shënjohen nga një rezultat i pakënaqshëm. Tani është momenti për të analizuar dhe për të barë se çfarë është më mirë për ekipin kombëtar dhe federatën. Ajo që kam të qartë është se Hierro dhe stafi i tij kanë patur një sjellje për të cilën jam krenar. Do të vendosim më të mirën për të gjithë në ditët në vijim”, u shpreh presidenti i federatës spanjolle, Rubiales.