Presidenti i gatshëm t’i miratojë zgjedhjet e parakohshme, nëse partitë politike bien dakord
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i gatshëm të miratojë zgjedhjet e parakohshme, nëse ashtu merren vesh partitë politike.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference për media, kur u pyet të komentojë deklaratat e ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
“I dëshiroj gjithë të mirat Mustafës. Nuk jam këtu të komentoj deklaratat e liderëve politik. Unë jam këtu të respektojë në tërësi mandatin kushtetues dhe ligjor dhe nëse partitë politike merren vesh për zgjedhje të parakohshme, unë e miratojë menjëherë. Nëse vazhdon së konfirmuari mazhoranca siç po dëshmohet, askush nuk mund ta kontestojë as legjitimitetin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë presidenti./Indeksonline/