15:21 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti i klubit grek: Më falni, nuk doja ta sulmoja gjyqtarin (Video/Foto)

Presidenti i klubit grek, PAOK,  Ivan Savvidis ka kërkuar falje për gjestin e tij.

Ai hyri në fushë me armë në bel, pasi gjyqtari i ndeshjes anuloi një gol (me të drejtë), transmeton IndeksOnline.

Përmes faqes zyrtare të klubit, presidenti ka kërkuar falje për të gjithë të prekurit nga ai incident.

  • Të nderuar zotërinjë,

Unë dua të kërkoj falje për të gjithë tifozët e PAOKut dhe tifozët e futbollit grek. Më vjen shumë keq për atë çka ndodhi. Është e qartë se unë nuk kam të drejt të dal në fushë në këtë mënyrë. Reagimi im emocional ka shkaktuar situata negative në futbollin grek. Unë nuk doja probleme me gjyqtarin apo me kundërshtarët, qëllimi im ishte t’i mbroja dhjetëra mjera tifozë të PAOK-ut nga provokimet.Besomni që nuk ishte qëllimi im të kërcënoja ndonjë person. Edhe njëherë kërkoj falje.

Pas këtij incidenti të papranueshëm për futbollin europian, Federata e Futbollit të Greqisë ka pezulluar për një kohë të pacaktuar zhvillimin e futbollit në këtë vend./IndeksOnline/