12:59 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Partizanit të Serbisë tregon skenën e ndalimit në Jarinje

Basketbollistët e Partizanit janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinje, para se të vinin në Kosovë, ku supozoheshin që do të vijnë për t’i mbështetur serbët në protestën që do të mbahet në veri kundër taksës 100%.

Megjithatë, zyrtarët e Doganës së Kosovës i kanë ndalur ata në pikën kufitare të lartëpërmendur.

Dhe tani, presidenti i Partizanit, Ostoja Mijailovic tha për mediumin serb, Telegraf.rs, se ka pritur që të arrestohen, transmeton IndeksOnline.

”Plani ishte të protestojmë në Mitrovicë, më pas ta zhvillojmë një ndeshje. Ne erdhëm këtu si sportistë, dhe jo si politikanë”.

”Por, doganierët kosovar na treguan neve se ministri i tyre s’është në Beograd, por në Prishtinë”.

”Milan Iskrina na këshilloi që të shkojmë nga një rrugë tjetër, por edhe atje policët do të na prisnin dhe do të na arrestonin”.

”Ne donim t’i mbështesnim bashkëkombasit tanë në Mitrovicë”, tha Ostoja Mijailovic./IndeksOnline/