20:42 / E Martë, 09 Janar 2024 / MSH

Presidenti i PSG-së “shqelmon” aludimet për largimin e Mbappes

Në ditët e fundit është trazuar edhe njëherë rrjeti i transfereve të janarit, me aludimet se Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit.

Por, një gjë e tillë është shuar nga presidenti i kubit Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi.

Duke folur për RMC Sport, Al Khelaifi tha se ma një marrëveshje mes tij dhe Mbappe, dhe se një gjë e tillë mbetet mes tyre.

“Kam një marrëveshje si zotëri me Kylian Mbappé. Është mes meje dhe Kylian kështu që nuk do të komentoj për para apo detaje. Kam marrëdhënie shumë të mira me të. Por kjo marrëveshje është mes nesh dhe do të mbetet mes nesh”, tha ai.

Duke folur për pozitën e Mbappe në klub, Al Khelaifi thotë se dëshiron që ai të qëndrojë sa më gjatë.

“Dua që Kylian Mbappé të qëndrojë në PSG. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për të është PSG. Ai është çelësi për projektin tonë”, tha presidenti i ekipit francez.