07:12 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Presidenti i Shqipërisë, sot për herë të parë me vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të vizitojë për herë të parë Kosovën, që nga marrja e detyrës si president.

Ai do të pritet nga homologia e tij, Vjosa Osmani.

Agjenda e tyre do të jetë si në vijim:

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Vjosa Osmani, presidente e Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

10:10-10:15 Fotografimi i dy presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së Presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë

10:15-10:30 Takimi me presidenten Vjosa Osmani (Presidencë)

10:30-11:30 Takimi me presidenten Vjosa Osmani dhe delegacionin (Presidencë)

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy presidentëve

12:15-12:55 Takim me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca. (Kabineti i kryetarit, pamje në fillim të takimit)

13:00-13:10 Takimi me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

13:00-13:45 Takim me kryeministrin Albin Kurti dhe delegacionin. (ndërtesa e Qeverisë)

15:45 Homazhe te varri i presidentit Rugova dhe vendosje e kurorës. (Velani, Prishtinë)

16:35 – 17:00 Homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe vendosje e kurorës. Vizitë në shtëpinë muze të familjes Jashari. (Prekaz)