09:38 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Presidenti i Tottenham konfirmon se Kane mund të kthehet tek kjo skuadër

Daniel Levy, presidenti i Spurs, zbuloi se ka një opsion që sulmuesi anglez, Harry Kane të kthehet tek Tottenham.

Levy ka konfirmuar se në marrëveshjen me Bayern Munchen është vendosur një klauzolë për rikthimin e Kane tek Spurs.

“Ka një klauzolë rikthimi. Kaq mund të ju them tani” ka thënë Levy.

Kane ishte pjesë e Tottenhamit që nga viti 2011 ku luajti 435 ndeshje zyrtare për Spurs , në të cilat shënoi 280 gola , duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të klubit.

Kane është gjithashtu lojtari i dytë me më shumë gola në historinë e Premier League pas Alan Shearer./Indeksonline/