13:56 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fton McGregorin për një duel në ”Anfield” para 70 mijë njerëzve

Conor McGregor ka marrë ftesë nga sportisti i arteve marciale, Darren Till së fundmi.

Till, i cili e ka humbur duelin e fundit nga Tyron Woodley, është i bindur se mund të përballet me irlandezin para 70 mijë njerëzve në ”Anfield”.

Ai postoi një fotografi në Instagram më herët, me përshkrimin:

till

”McGregor, para se dueli juaj i pensionit të jetë në Irlandë, Anfield është vendi ideal”.

25-vjeçari foli për Paddy Power lidhur me mundësinë e përballjes me ”Notorious”, dhe është shumë i bindur, transmeton IndeksOnline.

”E kam humbur duelin e fundit, Conor ka humbur gjtihashtu. Jemi të dy nga Evropa, ai është tifoz i Liverpoolit, njejtë dhe unë. Shikojeni se çfarë jam duke folur”, tha ai.

”Kam folur në të kaluarën lidhur me këtë. Mendoj se dueli i tij i fundit para pensionimit duhet të jetë Dublini, andaj le të përballemi në Anfield”, tha Till në mes të tjerash./IndeksOnline/