15:43 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi dekoron edhe Edita Tahirin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e dhënies së dekoratave për jubilar të dhjetëvjetorit të pavarësisë, e ka dekoruar edhe Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale.

Thaçi ka thënë se Edita Tahiri ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujes si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Për kontributin intensiv në skenën politike që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri më sot, kam dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në forcimin e pluralizmit politik, si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjeve teknike midis dy vendeve” ka shkruat Thaçi në facebook./Indeksonline/