17:07 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron hartuesit e Kushtetutës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës i ka dekoruar hartuesit e saj me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Dekoratat do të shpërndahen sot gjatë ceremonisë zyrtare të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Këta janë emrat e të dekoruarave për kontributin e dhënë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës: Arsim Bajrami, Eqrem Kryeziu, Gjylieta Mushkolaj, Hajredin Kuçi, Ylber Hysa, Iljaz Ramajli, Kadri Kryeziu, Mahir Yagcilar, Nekibe Kelmendi (pas vdekjes), Ramë Manaj, thuhet në njoftimin e Presidencës.