23:13 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi e quan madhështore fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar pas fitores historike të përfaqësues së Kosovës ndaj Ishujve Faroe me rezultat prej 2:0 të vlefshme për Ligën e Kombeve.

I pari i shtetit, këtë fitore e ka quajtur madhështore. Sipas tij, me plotë meritë Kosova ka fituar ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin modern “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Fitore madhështore! Kosova me plot meritë e fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin modern “Fadil Vokrri”. Një fitore historike kjo, e cila vetëm sa u hapi rrugë sukseseve të pandalshme të futbollistëve tanë të mrekullueshëm, që sonte na dhanë shumë emocione. Krenar me përfaqësuesen tonë! HTH./Indeksonline/