23:00 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi është takuar me sekretarin amerikan Mike Pompeo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në një vizitë zyrtare nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të SHBA-ve.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje nga dalja para fotoreporterëve e presidentit të Kosovës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Thaçi ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveç Pompeot, pritet të takohet edhe me John Bolton, këshilltarin për Siguri të presidentit Donald Trump.

Para se të fillonte vizitën, sot gjatë ditës, Thaçi theksoi se në SHBA do të ketë takime të shumta dhe se qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit, para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Temat: