10:33 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi fton mediat në ora 12:30 për konferencë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media sot në mesditë.

Sipas njoftimit të presidencës, konferenca pritet që të fillojë në orën 12:30, transmeton Indeksonline.

Duhet përmendur faktin se këto njoftime të njëpasnjëshme të krerëve të institucioneve po vijnë pas zhvillimeve të fundit politike që ndodhën ditë më parë.

Ndryshe, edhe kryeministri, Haradinaj pak minuta më parë njoftojë se do të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë, se i pari i ekzekutivit ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga posti shefit të AKI-së, Driton Gashit dhe Ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj të cilët pa i informuar krerët e institucioneve dhanë urdhër për arrestimin e gjashtë shtetasve turq (gylenistë) nga Kosova./Indeksonline/