12:29 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi: Kush po e përmend luftën, udha e hajrit i qoftë, askënd nuk e ndali

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vet Lugina.

Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë.Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, presidenti i Kosovës tha se e mbështetshin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt që ka dhënë se kufijtë janë bërë më luftë, Thaçi tha se cilido mund t’ia nis luftën dhe se nuk e ka ndërmend t’i pengojë.Ia dërgoi një mesazh, i tha se lufta bëhet në istikame, jo në studio televizive.“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.

Ka shpjeguar se është udhëheqës i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e asamblesë së përgjithshme të OPKB-së dhe se do respektojnë gjithë agjendën dhe protokollinDeklaroi se do takohet me Presidentin Trump dhe do bisedojnë shkurt për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon.Ai tha se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një Rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës.Sipas tij, nëse kjo ndodhë do të sjellë edhe më shumë paqe.Kur foli për Maqedoninë, tha se u japin mbështetje të plotë në referendum.Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se mbështetja e Kosovë është shumë e rëndësishme për ta.

Temat: