20:59 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi shënon gol në stilin e legjendës Zinedine Zidane (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  njihet si një nga personalitetet që merren me sport.Ai vazhdimisht është aktiv në palestër teksa këtë herë është treguar i zoti edhe në futboll. Ai ka shënuar gol me të  majtën në stilin e legjendës franceze, Zinedine Zidane.

Përmes një publikimi në Facebook, Thaçi ka folur rreth finales së madhe të Champions League, ku do të ndeshen Liverpool dhe Real Madrid, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ky i fundit nuk ka lënë pa përmendur faktin se hapjen e kësaj finale do të bëjë këngëtarja me famë botërore por me prejardhje kosovare, Dua Lipa.

Postimi i plotë:

Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë. HTH