11:12 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi uron Pashkët

​Presidenti, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Gjatë ditës së sotme shënohet festa e pashkëve, ndërsa mesha qendrore mbahet në katedralën “Nëna Tërezë” në Prishtinë prej orës 21:00.

Urimi i plotë i Thaçit:

Të gjithë besimtarëve të krishterë u shpreh urimet më të mira për Festën e Pashkëve.

Festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin.

Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit.

Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare./Indeksonline/