15:26 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi zgjedh fotografinë e ditës, përkrah Edi Ramës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur dje në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Rama zhvilloi një vizitë dy-ditore në kohën kur Kosova po përballet me një situatë aspak të vështirë pas aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë në drejtim të presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Thaçi mbrëmë deklaroi se nuk do të jap dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza në fjalë dhe se i vetmi ligj i cili ka thyer ishte ai ndaj Millosheviqit dhe se e pranon se në paqe ndoshta ka bërë gabime në politike, por nuk ka kryer kurrë krime lufte.

Ndërkaq sot Thaçi publikoi një fotografi me Ramën, të cilën e cilësoi si fotografi të ditës.

Rama tha sot se erdhi në Kosovë për t’u dhënë përkrahjen e tij liderëve të vendit./Indeksonline/