75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Presidentit Thaçi dhe ish-kryeministri Mustafa, dy vite me parë votimin e Speciales e quanin sukses (Video)

Deputetët e parlamentit të Kosovës me datë 03.08. 2015 me shumicë votash miratuan ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pas një seance maratonike pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, ku 5 ishin kundër dhe një kishte abstenuar abstenoi.

Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai në në atë kohë kishte thënë se partneriteti i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare është i nevojshëm dhe mbi këtë bazë Kosova duhet t’u përgjigjet obligimeve ndërkombëtare dhe një nevoje për të dëshmuar luftën e pastër dhe të drejtë, që zhvilloi UÇK-ja.

“Është detyrimi moral, që Kosova ka ndaj partnerëve ndërkombëtarë sidomos atyre, që ndihmuan çlirimin e vendit dhe pavarësinë, si SHBA dhe vendet e BE-së, që e konsiderojnë të nevojshme formimin e Gjykatës Speciale. Kosova nuk mund të qëndrojë e izoluar”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, duke shtuar se zbardhja e të vërtetës është një sfidë, që Kosova duhet ta kalojë.

Edhe Presidenti Hashim Thaçi atëherë zëvendës-kryeministër dhe ministri i Punëve të Jashtme, kishte ftuar deputetët që ta votojnë Gjykatën Speciale, sepse do ta ndihmoj që Kosova të plotësoj një kërkesë të ndërkombëtarëve dhe të ecë përpara në rrugën e saj.