Presidentja kroate befason të gjithë, shfaqet në krah me sportistin nacionalist serb
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic mund të ketë irrituar kroatët me një foto të fundit.
Kitarovic sapo ka publikuar foto me tenistin serb, Novak Djokovic.
Ajo e ka quajtur Djokovocin si burrë e atlet të madh, ndërsa i ka uruar suksese në gjysëmfinalen e sotme të ëimbledonit që sonte e zhvillon ndaj Rafael Nadalit.
Ky postim i presidentes kroate me siguri se është si përgjigje ndaj deklaratës së Djokovic i cili tha dy ditë më parë se është tifoz i Kroacisë në Botëror./Indeksonline/