Prezantohet makina “muskuloze”, më e shpejta në botë

Është prezantuar Dodge Challenger SRT Demon 170, e ashtuquajtura makina “muskuloze”, më e fuqishme në botë. Me një motor V8 që jep 1025 kuaj fuqi, ky mjet arrin nga 0 në 100 km/h për më pak se 2 sekonda.
New 1025hp Dodge Challenger SRT Demon 170!
— carwow (@carwowuk) March 22, 2023
It can run 0-60mph in just 1.66 seconds… 🤤 pic.twitter.com/SGTAjGgUud
Ndërsa shpejtësia maksimale e makinës “muskuloze” shkon rreth 245 km/h.
Makina Dodge Challenger, do të dorëzohet vetëm me çelësa të kuq dhe jo të zinj.
This is how the Dodge Challenger SRT Demon 170 was revealed last night pic.twitter.com/J9OMpQtO0T
— Edmunds (@edmunds) March 21, 2023
Dodge Challenger SRT Demon 170, prodhim i vitit 2023 është automjeti më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë në historinë 100-vjeçare të kësaj marke.

Prodhimi i Dodge Challenger SRT Demon 170 do të fillojë këtë verë të vitit 2023 dhe do të kufizohet në maksimumi 3,300 njësi, ku 3,000 për SHBA dhe 300 për Kanada.

