19:39 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prezantuesi pëson atak në zemër gjatë transmetimit direkt

Një prezantues në Turqi, ka pësuar atak kardiak gjatë transmetimit direkt vetëm 10 ditë pasi kishte vendosur një stimulues në zemër.

Momenti kur Sukru Oytan, moderator i rubrikës sportive ra pa ndjenja mbi tavolinë nga e cila rrëshket dhe përfundoi i shtrirë në mes të studios është filmuar në kamera.

Pas një heshtjeje të shkurtër, ai përkuli kokën ndërkohë që kolegu i tij Guven Sabaz u trondit aq shumë sa nuk dinte si të reagonte.

Mediat turke raportuan se moderatori përjetoi një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital. Tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.