23:36 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Prezervativi i mençur ju tregon sa kalori shpenzoni gjatë seksit

Bota priti këtë: Së fundi, ekziston një “mjet” që mat performancën seksuale të mashkullit. Sa kalori digjni gjatë seksit? Sa shpesh jeni duke bërë seks? Për sa kohë zgjat seksi? Këto dhe pyetje të tjera jetësore mund të marrin përgjigje nga i.Con, “Prezervativi i parë i zgjuar në botë”.

Si funksionon? Ai përmban sensorë që mbledhin automatikisht të dhënat relevante dhe i dërgojnë ato në aplikacion. Këto të dhëna janë anonime dhe mund të krahasohen me “përdorues të tjerë mesatarë”. Ata që janë krenarë për arritjet e tyre mund t’i ndajnë në rrjetet sociale.

Prezervativi i mençur ende nuk është në shitje zyrtarisht, por të interesuarit mund ta porositin atë në British Condoms.