PriFest10 – Lista e të gjithë fituesve
Në natën e 22 korrikut, PriFest-i e mbylli zyrtarisht edicionin e tij të dhjetë.
Më poshtë është paraqitur lista me të gjithë fituesit në kategoritë përkatëse:
Best Pitch 2018
Çmimi “Vanessa Redgrave Best Pitch” shkon për “The Walnut Tree”, me regji të Feysal Soyal.
Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Audio Post-produksion’ është “Money for a funeral”, Bullgari.
Fituesi i çmimit për gradim të ngjyrave është “Looking for Venera”, Kosovë.
Juria e pavarur e Studentëve (për filmat e metrazhit të mesëm):
Juria e pavarur e studentëve të Kosovës në programin e filmave të metrazhit të mesëm shpall fitues filmin “Mary”, Kroaci.
Juria FIPRESCI
Fituesi i zgjedhur nga juria FIPRESCI për filmin më të mirë ballkanit është filmi “Directions”, Bullgari, me regji të Stefan Kumandarev.
Juria e mediave
Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicioni të PriFest-it është filmi “Anchor and Hope”, Spanjë, Angli.
Programi i filmave studentorë:
Filmi fitues i zgjedhur nga programi i filmave studentorë shpallet filmi “Dielli”, Kosovë/Itali, nga Mjellma Istrefi.
Programi i filmave dokumentarë:
Filmi fitues i programit të filmave dokumentarë shpallet filmi “Mr.Gay Syria”, Turqi.
Programi i filmave të metrazhit të mesëm:
Filmi më i mirë i programit të filmave të metrazhit të mesëm shpallet filmi “Éclair”, Maqedoni.
Çmimi special i Jurisë:
Çmimi special i jurisë shkon për filmin “Anchor and Hope”, Spanjë, Angli.
Programi i filmave evropianë:
Filmi më i mirë i programit të filmave evropian zgjedhet filmi “Wajib”, Palestinë, me regji të Annemarie Jacir.
Çmimi “Aktori më i mirë” (Ballkan):
Çmimi “Aktori më i mirë” (Ballkan) shkon për aktorin e “Histori majë kulmi”, Xhevdet Doda, Kosovë.
Çmimi “Aktorja më e mirë” (Ballkan):
Çmimi “Aktorja më e mirë” shkon për Silma Mahmuti, aktoren e “The Witch Hunter”, Serbi.
Çmimi për regjisorin më të mirë (Ballkan):
Çmimi për regjisorin më të mirë të filmave ballkanik shkon për Stevan Kumandarev për regjinë e filmit “Directions”, Bullgari.
Filmi më i mirë (Ballkan) – Çmimi kryesor:
Filmi më i mirë i Ballkanit shpallet filmi “Men don’t cry”, me regji të Alen Drljevic.
“Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar”
“Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar” shkon për Genc Salihu për rolin e tij në filmin “Martesa”.
Dhe në fund, me “Hyjneshë të Artë” nga Vanessa Redgrave befaisht u u shpërblyen dy drejtorët e festivalit, Vjosa dhe Fatos Berisha!/Indeksonline/